Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Irani nuk do ta kthejë Hormuzin në statusin e para luftës” / Shala: Duan ta privatizojnë përmes ofrimit të shërbimeve

schedule22:20 - 24 Qershor, 2026

schedule 22:20 - 24 Qershor, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala, deklaroi se Irani ka theksuar që në fillim se nuk do ta kthejë Ngushticën e Hormuzit në statusin e para luftës.

Sipas tij, e drejta ndërkombëtare e detit nuk lejon tarifa për kalimin në ngushticë, por Irani mund të vendosë tarifa për shërbime të veçanta në bashkëpunim me Omanin.

Shala tha se synimi është një lloj privatizimi i Hormuzit përmes ofrimit të shërbimeve, gjë që kundërshtohet nga Trump.



Irani që në fillim ka theksuar se nuk do të kthehet ngushtica në statusin e para luftës. Në raport me të drejtën ndërkombëtare të detit, është e papranueshme që të ketë tarifa në ngushticë, ndërsa thuhet se kur ofrohen shërbime të veçanta mund të vendosen tarifa.

Me këtë pjesë luajnë iranianët; mund të vendosin tarifa për shërbimet. Në bashkëpunim me Omanin kanë vendosur disa rregulla. Duan ta privatizojnë Hormuzin me idenë e ofrimit të shërbimeve dhe këtë gjë nuk e do Trump.“   / abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!