Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çdo ditë pranë turistëve/ Toni Suli, 74-vjeçarja që mikpret vizitorët në qytetin bregdetar

schedule18:54 - 24 Qershor, 2026

schedule 18:54 - 24 Qershor, 2026

Në hyrje të Shëngjinit, mes lëvizjes së turistëve që mbërrijnë çdo ditë në qytetin bregdetar, një 74-vjeçare qëndron e gatshme për t’i pritur me buzëqeshje.

Toni Suli, e cila vite më parë jetoi në New York, sot ia ka kushtuar kohën akomodimit të pushuesve që zgjedhin Shëngjinin për të kaluar pushimet.

“Unë e adhuroj turizmin dhe duhet t’i respektojmë, t’u japim shërbimin më të mirë atyre, sepse po sjellin të ardhura.”



Toni menaxhon një hotel të vogël familjar dhe kujdeset vetë për çdo detaj. Para se të vendosin të akomodohen, ajo i fton turistët të shohin dhomat dhe kushtet që ofrohen.

“Pjesa kur thotë unë i çoj nëpër dhoma t’i shohin, a u pëlqejnë apo jo …..

Përveç klientëve që e kontaktojnë paraprakisht, nuk mungojnë as turistët që ndalojnë rastësisht dhe zgjedhin të akomodohen tek ajo, të bindur nga mikpritja që Toni ofron prej vitesh në Shëngjin.

“Ka edhe nga ata turistë që ndalojnë rastësisht…”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!