Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deputetja Kuko: Votuesi përcakton qeverisjen e një vendi, PS është një forcë solide

schedule18:48 - 24 Qershor, 2026

schedule 18:48 - 24 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, komentoi diskutimet rreth platformës së quajtur “Shqipëria e Re”, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur referenca për emra të përveçëm, por se është e nevojshme që personat që i referohen kësaj alternative politike të mbajnë përgjegjësi për qëndrimet e tyre.

Kuko e cilësoi Partinë Socialiste si një forcë politike solide, e cila sipas saj shquhet për kohezionin e brendshëm, ndërsa shtoi se diskutimet e brendshme duhet të marrin zgjidhje përmes dialogut.

“Ka shumë zëra që kanë folur për Shqipërinë e Re, nuk ka pasur referencë për emra të përveçëm, por do të duhet të kemi njerëz që mbajnë përgjegjësi dhe i referohen kësaj platforme të re politike. Ajo që përcakton nëse kjo alternativë pëlqehet nga qytetarët është vota, votuesi përcakton qeverisjen e një vendi në votim.



Kur i takon një familjeje politike, gjërat sqarohen së brendshmi e më pas jashtë, me rëndësi është të kemi debatet, dialogun dhe diskutimet e brendshme e më pas të tjerat. PS është një forcë solide dhe shquhet për kohezionin e brendshëm, patjetër që diskutimi i brendshëm duhet të sqarohet. Nuk jam dakord me idenë që nuk dialogohet me qeverinë sepse duhet të jepni dorëheqjen, kjo është naive.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!