Shqipëria synon të krijojë një kompani shtetërore për hidrokarburet që do shërbej si rregullatore në treg.në këtë drejtim u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me kompaninë italiane Eni e cila do të realizojë një stduim të detajuar të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit.
Kryeministri Rama theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje shqipëria synon të arrijë siguri energjitike duke garantuar rezervat strategjike të naftës
Ministri I Energjisë Enea Karakaçi tha se Shqipëria ka pasur një diversifikim të burimeve energjitike në vend dhe me këtë hap kërkon ulet ekspozimi ndaj goditjeve të tregjeve ndërkombëtare.
Memorandumi parashikon zhvillimin e studimeve për furnizimin e tregut shqiptar dhe si dhe analizimin e mundësive për krijimin e strukturave të përbashkëta të bashkëpunimit për menaxhimin e këtyre kapaciteteve.



