Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacion masiv antidrogë në Krujë, policia asgjëson dhjetëra fidanë dhe bimë kanabisi

schedule12:55 - 23 Qershor, 2026

schedule 12:55 - 23 Qershor, 2026

Një operacion i gjerë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar që në orët e para të mëngjesit në territorin e rrethit të Krujës.

Qindra efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Komisariatit të Policisë Krujë dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, kanë ushtruar kontrolle intensive në terren dhe në ambiente të mbyllura, me fokus të veçantë njësinë administrative Cudhi.

Gjatë operacionit, ku janë përdorur edhe dronë të teknologjisë së avancuar, janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike cannabis.



Paralelisht, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontrolle në ambiente të mbyllura ku dyshohet se mund të kultivohet kanabis me anë të llambave speciale. Në bashkëpunim me OSHEE-në, po verifikohen gjithashtu zona me risk të lartë për kultivimin e lëndëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupet hetimore po vijojnë veprimet në terren për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Policia bën të ditur se operacioni do të shtrihet edhe në njësitë e tjera administrative të rrethit të Krujës dhe apelon ndaj banorëve të mos përfshihen në kultivimin e bimëve narkotike, duke paralajmëruar se çdo rast do të goditet dhe autorët do të përballen me drejtësinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!