Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me gradën Drejtues Madhor/ Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

schedule11:47 - 23 Qershor, 2026

schedule 11:47 - 23 Qershor, 2026

Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës. Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor 2025, Zereci u komandua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.

Pas ndryshimit të ligjit në muajin prill për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Gardës pa konkurs, por me emërim të drejtëpërdrejtë, Zereci ka marrë emërimin këtë të martë.

Në fillim të vitit, kur ligji e përcaktonte që drejtuesi i Gardës duhej të zgjidhej me konkurs, ministria e Brendshme hapi garën, e cila dështoi. Edhe pse zhvilloi konkursin, Ministria doli në njoftimin se asnjë nga 8 kandidatët që aplikuan nuk ishte shpallur fitues, mes tyre kandidat ishte edhe Simon Zereci.



Që nga viti 2013 e në vijim, ka mbajtur funksionin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës.

Kush është Simon Zereci?

Drejtues Madhor Simon Zereci është lindur në Tiranë. Ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.

Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë. Në vitin 1988 iu bashkua Gardës së Republikës, ku shërbeu në një sërë funksionesh, si: Komandant Toge; Specialist për Ruajtjen Fizike në Drejtorinë e Sigurisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komanant Toge në Kompaninë Operative; Zëvendëskomandant i Kompanisë Operative;  Përgjegjës i grupit të shoqërimit të Ministrit të Rendit Publik; Oficer shoqërues pranë Zyrës për Mbrojtjen e Personaliteteve; Shoqërues në grupin mbështetës në Degën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komandant Grupi në Njësinë Speciale; e të tjerë.

Që nga viti 2013 e në vijim, ka mbajtur funksionin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës.

Gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake, është dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës. Në shtator të vitit 1998 është plagosur gjatë shërbimit, në krye të detyrës, teksa mbante funksionin e Zëvendëskomandantit të Kompanisë Operative.

Z. Zereci ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e sigurisë, si: kurs për mbrojtjen e personaliteteve (VIP) në Egjipt; trajnim për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore me instruktorë amerikanë; program ndërkombëtar sigurie i zhvilluar nga specialistë të sigurisë amerikane; trajnim në teknikat e avancuara të vetëmbrojtjes “Krav Maga Maor”, e të tjerë.

Gjatë karrierës së tij në Gardën e Republikës ka patur vlerësime shumë të mira pune. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!