Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimet e luftës në Kosovë/ Prokuroria Speciale: Shumica e provave janë në Serbi, nuk kemi bashkëpunim

schedule17:36 - 22 Qershor, 2026

schedule 17:36 - 22 Qershor, 2026

Hetimi për krimet e luftës në Kosovë nuk është i lehtë.

Për ta përmbyllur një proces të tillë duhet bashkëpunim juridik ndërkombëtar, një kornizë e përshtatshme ligjore, lehtësimi i procedurave për mbledhjen e provave dhe forcimi i kapaciteteve profesionale për gjykimin në mungesë.

Konkluzionet dolën nga paneli i diskutimit “Forcimi i kapaciteteve profesionale në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.



“Në Kosovë mbetet një nga sfidat më të rëndësishme dhe komplekse të sistemit të drejtësisë. Përtej rëndësisë juridike këto procese kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurimin e drejtësisë të viktimave të luftës, luftimin e mosndëshkimit dhe forcimin e besimit të qytetarëve ne institucione e drejtësisë”, tha Amer Alija, fondi për të drejtën humanitare në Kosovë.

Udhëheqësi i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale, Ilir Morina, tha se sfidë për prokurorinë mbeten ligjet e vjetra të ish-Jugosllavisë dhe mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtare, në theks të veçantë me Serbinë.

“Sfidë shumë e madhe mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtare, në theks të veçantë me Serbinë por edhe me vende të tjera, ish gjykatën penale të Jugosllavisë. Te gjitha provat gjenden ne Serbi apo jashtë territorit të Kosovës, por edhe të pandehurit”, tha Ilir Morina.

Ndërkaq, zëvendëskryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Naim Rudari, tha se sfidë për ta është gjykimi në mungesë.

“Na mungojnë trajnimet sidomos nga ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe, ka vështirësi të aplikimit të gjykimit në mungesë”, tha Naim Rudari.

Prokuroria Speciale u themelua në vitin 2010 dhe ka marrë përsipër hetimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Për shumë vite, shumica e rasteve u trajtuan nga misionet ndërkombëtare si EULEX.

Pas transferimit gradual të lëndëve te institucionet vendore, Prokuroria Speciale filloi të ngrejë gjithnjë e më shumë aktakuza për krime lufte.

Një nga zhvillimet e fundit më të rëndësishme të prokurorisë speciale është edhe paralajmërimi për ngritjen e akuzës ndaj sulmeve që ju bënë familjes Jashari në mars të 98-tës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!