Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përkujtohet genocidi ndaj çamëve/ 82 vjetori i masakrave greke mbi shqiptarët e Çamërisë

schedule15:34 - 22 Qershor, 2026

schedule 15:34 - 22 Qershor, 2026

Mos harro çamërinë.  Me këtë moto  në Tiranë ka nisur java çame.  Shoqata patriotike çamëria  përkujton  82 vjetorin e  gjenocidit grek mbi shqiptarët e çamërisë.

Ngjarje që tek shqiptarët e Çamërisë që kanë përjetuar masakrat  është ende e gjallë.

“Kjo ngjarje e pashembullt  vazhdon të jetë e gjallë dhe të shenjoi jetët e secilit prej nesh.  Kjo ngjarje është një thirrje e fortë për drejtësi dhe për të mos heshtur për një nga padrejtësitë më të mëdha të popullit shqiptar”, tha Idrizaj.



Ata i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen çame.

“I bëjmë thirrje shqiptarëve  të çamerise ti bashkohen thirrjes tonë për drejtësi për çamërinë e cila mund të merret vetëm përmes institucioneve, politikës dhe diplomacisë.  Pjesa e historisë  qe ne e kemi promovuar duket se nuk mjafton për ti dhënë drejtësi  vuajtjeve që njerëzit kanë kaluar  82 vjet dhe mëparë, por duhet te kete dhe levizje institucionale.  Kërkojme nga institucionet shqiptare dhe faktori nderkombetare te levizin  drejt një zgjidhje  per drejtesi mbi  konventat e të drejtave të njeriut. Lavdi martirëve të Çamërisë”, tha Sejko.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës.  Mijëra  persona u vranë e mijëra të tjerë u detyruan  të largoheshin drejt Shqipërisë.  Pronat  iu grabitën dhe konfiskuan  nga shteti grek ndërsa fshatrat  iu dogjën e iu  shkatërruan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!