Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident me vdekje në Divjakë

schedule10:18 - 22 Qershor, 2026

schedule 10:18 - 22 Qershor, 2026

DIVJAKË- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Cermë-Proshkë të Divjakës.

Sipas informacioneve paraprake, një grua rreth 71 vjeçe, Ike Dervishi është përplasur nga një motor teksa po kalonte në rrugë. Si pasojë e plagëve të marra, ajo është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Ndërkohë, drejtuesi i motorit, një i ri rreth 24 vjeç, Leandro Xhillari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

– Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Çermë Proshkë-Divjakë”, shtetasi 24 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, ka përplasur këmbësoren  71 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e motomjetit, në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!