LSDM pranon kandidatin e VMRO-DPMNE-së për ministër të Brendshëm

schedule08:15 - 3 Janar, 2020

schedule 08:15 - 3 Janar, 2020

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev është pranuar nga LSDM-ja.

Lajmin e bëjnë me dije mediat në Maqedoninë e Veriut, të cilat citojnë burime nga  LSDM-ja

“Me këtë propozim të VMRO DPMNE-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim.

Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike e cila duhet ti realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, thonë nga LSDM-ja.

Qeveria teknike, me Oliver Spasovskin në krye duhet të votohet deri nesër para mesnatës./abcnews.al