Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Rrogozhinë, 25-vjeçari vret me thikë fqinjin

schedule23:02 - 20 Qershor, 2026

schedule 23:02 - 20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Mollaj” në Rrogozhinë, ku 25-vjeçari Meklan Meçe ka qëlluar për vdekje me thikë fqinjin e tij, Rrapush Memolla, 60 vjeç.

Konflikti i çastit për motive të dobëta degjeneroi në përdorimin e mjeteve prerëse, duke i shkaktuar plagë fatale 60-vjeçarit, ndërsa vetë autori mbeti i lënduar lehtë në dorë. Reagimi i menjëhershëm i forcave të policisë bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Aktualisht, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!