Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk besoj te drejtimi prej zhurmës së komenteve në Facebook”, Rama: Vëmendja jonë, Shqipëria në BE në 2030

schedule12:25 - 20 Qershor, 2026

schedule 12:25 - 20 Qershor, 2026

Kryeministri Rama deklaroi se rrjetet sociale nuk mund të diktojnë vendimmarrjen apo realitetin politik, duke theksuar se debati publik nuk duhet të udhëhiqet nga “zhurma e algoritmit” apo profilet false.

Sipas tij, politika duhet të jetë e lidhur drejtpërdrejt me njerëzit dhe jetën reale, ndërsa bizneset dhe shoqëria kërkojnë zgjidhje konkrete dhe jo debate të ndërtuara mbi rrjetet sociale.

Rama u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke theksuar se objektivi i qeverisë mbetet “Shqipëria 2030 në BE”, dhe jo fitimi i vëmendjes apo klikimeve në rrjet.



“ Jam shumë aktiv në rrjetet sociale dhe, nëse një nga gjërat që pres me shumë dëshirë që të më vijë, është që të mos kem më nevojë t’i trokas algoritmit. Por ama nuk besoj kurrë që aty, te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet, nuk besoj që mund të drejtohem prej zhurmës, erës dhe dallgëve që vijnë aty.

Më kanë sugjeruar: “Më i urtë, lëri, mos fol, rri”. Unë mund të ndihem përgjegjës për shumë gjëra që mund të shkojnë më mirë, por që të ndihem me faj se vetëm fajtorët nuk flasin, të ndihem me faj pse mblidhet planeti po të dojë që të na tregojë dhe të na imponohet në pikën që të na detyrojë që ne të pranojmë të jemi skllevër të algoritmit, kjo nuk është e mundur të ndodhë.

Besoj te politika që zgjohet, jeton dhe shkon të flejë me njerëzit realë, jo me profilet false. Bizneset e vogla të hapura janë numri më i madh i bizneseve të krijuara vite më parë. Ata nuk shohin, por duan të dinë të tjera gjëra. Të na bëhet ne leksion për pensionet, për universitetet.

U ngrit diaspora, u mblodhën profesorët. Ka një element tjetër që e tregon historia. Ky element quhet pakënaqësia e pritshmërive. Pakënaqësia e pritshmërive është shprehja më kuptimplotë e një vendi që ka dalë nga një fazë dhe ka hyrë në një fazë të re.

Planet tona janë që ne të vazhdojmë. Planet tona janë në tryezë. Këta që kanë studiuar kartat e mia me kaq pasion, i keni te sheshi i xhirimit. Karta e BE-së është karta e historisë së Shqipërisë.

Ne nuk jemi këtu për të fituar numrin e klikimeve të ditës, jemi këtu për të fituar Shqipërinë 2030 në BE.”   

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!