Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlorë, shtohen kërkesat për apartamente/ Me rritjen e fluksit turistik, tregu i qirave po njeh një interes të lartë

schedule19:47 - 17 Qershor, 2026

schedule 19:47 - 17 Qershor, 2026

Teksa sezoni turistik po hyn në ritmin më të lartë, bashkë me pushuesit janë shtuar ndjeshëm edhe kërkesat për apartamente me qira në Vlorë. Nga Lungomarja deri te zona e Plazhit të Vjetër, tregu imobiliar po njeh një interes në rritje, që sipas agjentëve ka tejkaluar edhe pritshmëritë e një viti më parë

Bruno Xhaferaj, agjent imobiliar në Vlorë, thotë se zona me e preferuar mbetet Lungomarja per shkak te afersise me detin

“Si çdo vit në Vlorë janë rritur kërkesat për apartamente me qira. Në krahasim me vitin e kaluar i ka kaluar pritshmëritë tona. Zona më të preferuara mbetet Lungomarja, kryesisht për afërsinë me detin dhe pozicionin që ofron në drejtim të jugut. Si pasojë e interesit të lartë, çmimet përgjatë shëtitores, veçanërisht në segmentet Lungomare 2 dhe 3, rezultojnë më të larta”



Krahas zonave te tjera, zhvillim gjatë muajve të fundit po njeh edhe zona e Plazhit të Vjeter

Ai thote se pjesa më e madhe e qiramarrësve këtë sezon janë turistë nga Ukraina, Çekia dhe Polonia

Edhe pse afërsia me detin mbetet kriteri kryesor, sipas agjentit imobiliar, turistët nuk kërkojnë domosdoshmërisht apartamente me pamje nga deti

Ndërkohë, edhe tregu i shitblerjes së pronave vijon të mbetet aktiv, ku interesi më i lartë vjen kryesisht nga emigrant

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!