Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PE miraton progresin e Shqipërisë/ Sara Mila: Fitore e përbashkët, sinjal pozitiv për anëtarësimin në BE

schedule17:25 - 17 Qershor, 2026

schedule 17:25 - 17 Qershor, 2026

Deputetja Sara Mila e cilësoi votimin e sotëm në Parlamentin Europian si një sinjal shumë pozitiv për progresin që Shqipëria ka arritur gjatë vitit 2025 dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian.

Sipas saj, pas kalimit të IBAR-it dhe hapave të ndërmarrë për arritjen e objektivave të vendit, votimi i sotëm përbën një vlerësim të qartë të progresit të bërë nga Shqipëria.

Mila vlerësoi gjithashtu që shumica e eurodeputetëve nuk kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim skeptik ndaj projekteve që do zhvillohen në vend, duke e konsideruar këtë një përgjigje pozitive.



Duke u ndalur te Kapitulli 27, që lidhet me mjedisin, ajo nënvizoi se Shqipëria ka ende detyra të rëndësishme për të përmbushur, përfshirë kriteret për monitorimin e projekteve.

“Sot është një ditë shumë e mirë. Këto sinjale të tilla, ku fillimisht kalimi i IBAR për të arritur targetin tonë, kjo e sotmja është një votim për progresin që vendi ynë ka bërë për vitin 2025. Është fitore e përbashkët. Ka pasur shumë skepticizma, qoftë nga opozita, por edhe nga vendet e rajonit. Nuk është e lehtë që një vend kaq i vogël të bëjë kaq progres. Emocioni është dyfish kur kemi sinjale pozitive.

Nga PE është dhënë një mesazh i mirë, edhe me atë që po ndodh në bulevard.

Shumica e eurodeputetëve kanë vendosur të mos e konsiderojnë një akt të dyshimtë apo të jenë skeptikë për projektet në Vlorë. Është një përgjigje e mirë për kontroll dhe monitorim më të mirë brenda kuadrit të BE-së.

Është Kapitulli 27 ai që i dedikohet mjedisit, ku kemi mjaft detyra shtëpie, ku pjesë e saj janë edhe kriteret se si duhet të monitorohet çdo projekt. Do të jetë, në fakt, shumë i madh projekti për Shqipërinë dhe shqiptarët.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!