Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE akuzon Kinën për trajnimin e ushtarëve rusë

schedule17:25 - 16 Qershor, 2026

schedule 17:25 - 16 Qershor, 2026

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë diskutuar së fundmi për marrëdhëniet me Kinën, duke u fokusuar jo vetëm te sfidat ekonomike, por edhe te aspektet e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Sipas përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, Pekini vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Ajo deklaroi se janë verifikuar raportime sipas të cilave ushtria kineze po trajnon personel ushtarak rus për luftimet në Ukrainë, ndërsa BE po i vlerëson me kujdes implikimet e këtyre zhvillimeve.

Kallas shtoi se mes çështjeve të tjera me Kinën përfshihen edhe aktivitetet e dezinformimit, problemet në zinxhirët e furnizimit për industrinë e mbrojtjes dhe zgjerimi i ndikimit në rajonin Indo-Paqësor.



Sipas saj, këto çështje kërkojnë një dialog pragmatik me Pekinin, por njëkohësisht ka unitet mes vendeve anëtare të BE-së për mbrojtjen e interesave evropiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!