Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës/ Delia: Dritan Gjika pa asnjë precedent të mëparshëm kriminal. Në Ekuador kishte biznese…

schedule15:28 - 16 Qershor, 2026

schedule 15:28 - 16 Qershor, 2026

Gazetarja dhe njëherësh autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia e ftuar në “News Hours” ndau më shumë detaje sa u takon dy operacioneve të zhvilluara nga SPAK, këtë të martë, 16 qershor.

SPAK goditi grupin e Eldi Dizdari dhe të Dritan Gjikës. Sipas informacioneve të gazetares, dyshohet se këto dy grupe, bashkëpunonin në një të vetme. Delia thotë se Gjika dyshohet të jetë në Dubai. Sipas saj ai deri më tani rezultonte i pastër pa asnjë vepër penale të regjistruar dhe se në Ekuador kishte të shtrira bizneset e tij të ndërtimit dhe transportit të frutave.

Në këto operacione të SPAK janë anagazhuar edhe forcat britanike të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e anëtarëve të grupeve kriminale.



“Ka të dhëna që është liruar me garanci pasurore. Sipas të dhënave rezulton që ndodhet në Dubai. Nuk ka diçka zyrtare. Ishin 20 urdhër arreste që duheshin ekzekutuar për këtë grup kriminal. Dyshohet që vazhdon aktivitetin në Dubai dhe nuk është ekstraduar as në vendin tonë dhe as në Itali. Dritan Gjika deri më sot nuk kishte asnjë gjë të skeduar, rezultonte i pastër. Rezulton se është pajisur me letra në Ekuador, dhe vazhdonte aktivitetin e biznesit në Ekuador.

Aktiviteti i biznesit përqendrohej te ndërtimi dhe transporti i frutave, bananeve, duket që ka qenë e qëllimshme. Ishte një personazh që ishte shpallur në kërkim nga Spanja dhe Ekuadori, para një viti u arrestua në Dubai dhe dyshohet që të jetë atje. Ka të dhëna që mund të jetë liruar, pasi sipas ligjeve nuk mund të qëndrojë më shumë se 60 ditë në paraburgim. Janë dy linja të ndryshme të cilat kanë bashkëvepruar. Përveç SPAK kanë marrë pjesë edhe autoritetet britanike. Kemi dy linja e Gjikës dhe Dizdarit që janë bashkuar për të njëjtin qëllim. Binte në sy fakti që ngarkesa me kokainë vendosej në vende që pronarët e kompanisë nuk kishte dijeni.

Të interesuarit e dinin, kurse biznesmenët e ligjshëm nuk e dinin. Personi i arrestuar, sipas informacioneve nuk rezulton të ketë qenë me precedent të mëparshëm kriminal. Është një skemë që është çmontuar edhe më parë nga SPAK. Këto janë dy linjat kryesore dhe më të rëndësishme që janë goditur nga SPAK. Grupi mund të jetë më i madh. Është një hetim i gjerë që mund të përfshijë persona të tjerë”, tha gazetarja Delia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!