Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zvërneci, Rama: Brukseli foli qartë/ Kryeministri: E kemi njohur me detaje Komisionin Europian

schedule09:37 - 16 Qershor, 2026

schedule 09:37 - 16 Qershor, 2026

Shqipëria çon në Bruksel dokumentacionin e plotë për investimin në Zvërnec dhe Sazan.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Komisioni Europian është njohur me dokumentet mbi projektin e shumëdebatuar së fundmi në Tiranë.
“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin dhe Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’u referohen fakteve”, tha Rama.

Të hënën, gjatë një konference për shtyp, komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, u pyet mbi projektin.



Përgjigjja e saj ishte e qartë: BE-ja ka marrë garanci nga qeveria shqiptare se në projektin turistik në Zvërnec dhe Sazan do të respektohen të gjitha standardet europiane për mbrojtjen e mjedisit.

“Kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane mjedisore”, tha Kos.

Ndonëse për projektin turistik ka pasur kundërshti, eurokomisionerja thotë se protestat dhe debati publik janë pjesë e vlerave demokratike europiane.

Sipas saj, fakti që Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë BE-së është garanci shtesë që çdo projekt strategjik do t’i nënshtrohet monitorimit dhe vlerësimit të BE-së.

“Fakti që kjo po ndodh ndërsa Shqipëria po kalon procesin e pranimit është i rëndësishëm. Ky proces është ligjërisht dhe politikisht i detyrueshëm dhe i nënshtrohet shqyrtimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm. Pra, kjo ofron garancinë më të fortë se natyra dhe mjedisi i Shqipërisë do të mbrohen në përputhje me standardet evropiane”, u shpreh komisionerja.

Komisionerja Kos theksoi gjatë konferencës për shtyp se investimet e huaja janë të rëndësishme si për vendet kandidate ashtu edhe për shtetet anëtare të unionit, por theksoi se kriteri kryesor mbetet respektimi i legjislacionit europian.

Projekti turistik në Zvërnec dhe Sazan konsiderohet një nga investimet më të mëdha të parashikuara ndonjëherë në sektorin e turizmit në vendin tonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!