Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtohet kriminaliteti/ Çela: Rriten procedimet për pronat dhe tokat, por vetëm 42 për qind shkuan në Gjykatë

schedule19:30 - 15 Qershor, 2026

schedule 19:30 - 15 Qershor, 2026

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2025 tregon një rritje të koeficientit të kriminalitetit, i cili arriti në 1145 procedime penale për 100 mijë banorë, nga 1037 që ishte një vit më pare, ndër kategoritë që kanë shënuar rritjen më të madhe janë veprat penale që lidhen me regjimin juridik të tokës, të cilat janë rritur me 51% krahasuar me vitin 2024.

Në bazë të raportit rezutlon se nga 24,491 çështje të përfunduara gjatë vitit, 42.46% janë dërguar për gjykim, ndërsa pjesa tjetër është pushuar, pezulluar ose transferuar sipas kompetencës,kështu u shpreh kryeprokurori I përgjithshëm olsian ccela, në komisiinin e ligjeve teksa dha raportin për kriminalitetin gjatë vitit 2025, ai tha  se raporti evidenton gjithashtu progres në hetimin e rasteve të pastrimit të parave, me rritje të procedimeve dhe të pandehurve të dërguar në gjykatë.

Në kuadër të hetimeve pasurore, gjatë vitit 2025 u sekuestruan asete me vlerë rreth 4 miliardë lekë, ndërsa vlera e pasurive të konfiskuara me vendim gjykate arriti në rreth 305 milionë lekë.



Për vitin 2026, prioritetet kryesore të Prokurorisë do të jenë lufta kundër krimit ndaj personit dhe pronës, pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe digjitalizimi dhe rritja e eficiencës së sistemit të prokurorisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!