Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Japonia, “banzai” në Botëror/ Ekipi aziatik arriti barazim spektakolar 2-2 me Holandën

schedule10:24 - 15 Qershor, 2026

schedule 10:24 - 15 Qershor, 2026

Kanë punuar gjatë për këtë ditë. Japonia kurrë nuk është cilësuar një fuqi e futbollit, madje edhe Kampionatin Aziatik e ka fituar për herë të fundit në 2011, por gjithsesi, kjo kombëtare po fiton gjithnjë e më shumë respekt.

Barazimi heroik 2-2 ndaj Holandës së fortë e të vlerësuar ishte treguesi më I mirë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata që mbiquhen “samurajët”.

Përballë një skuadre europiane të nivelit vërtet të lartë, me shumë lojtarë të Premier Ligës angleze, Japonia luftoi për çdo top dhe e meritoi pikën, edhe pse “tulipanët” bënë më shumë.



Mund të thuhet se gati 70 000 spektatorët në stadiumin e Dallasit u kënaqën, edhe pse çmimi I biletave duhej të ketë qenë tepër I shtrenjtë.

Holanda mbajti topin 60 për qind dhe pati më shumë gjuajtje në kuadratin e portës, veçse të besuarit e trajnerit Moriasu nuk u dorëzuan kurrë.

Kapiteni Van Dajk kaloi “portokallinjtë” përpara në 51’, pastaj Nakamura barazoi pa kaluar 6 minuta.

Samervil shënoi sërish për holandezët në 64’, por Kamada sigloi rezultatin përfundimtar 2-2 në minutën e parafundit.

Dy Botërorët e kaluar, Japonia arriti deri në raundin e dytë, por këtë herë shpreson të shkojë më larg, e Holanda si gjithmonë është ambicioze për të fituar më në fund titullin e parë botëror pas tri finaleve të humbura

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!