Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, ndërpriten operacionet ushtarake në të dyja frontet

schedule07:18 - 15 Qershor, 2026

schedule 07:18 - 15 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar në Truth Social duke konfirmuar marrëveshjen me Iranin.

Ai thotë se Ngushtica e Hormuzit tani do të hapet dhe SHBA-të do të heqin bllokadën detare të porteve iraniane.

“Anije të botës, ndizni motorët tuaj”, shkroi ai, duke shtuar “lëreni naftën të rrjedhë!”



Kryeministri i Pakistanit ka njoftuar më herët se është arritur një marrëveshje midis SHBA-së dhe Iranit.

Të dyja palët kanë deklaruar ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, tha Shehbaz Sharif.

“Ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të jetë të premten, më 19 qershor, në Zvicër”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!