Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katari shkruan historinë/ Skuadra nga Gjiri Persik merr pikën e parë në Kupat e Botës

schedule13:57 - 14 Qershor, 2026

schedule 13:57 - 14 Qershor, 2026

U duk se historia do të përsëritej.

Katari jepej si viktima e predestinuar e kësaj Kupe të Botës, dhe Zvicra mendohej se duhej të shqetësohej më shumë për ndeshjet e radhës, ato më të vështirat, ndaj Bosnjës e Kanadasë.

Gjithsesi, edhe kur je fare I vogël, krejt I nënvleftësuar dh eke gjithçka kundër deri në fund, sërish mund të ndodhë mrekullia.



Kombëtarja nga Gjiri Persik arriti ta merrte pikën e parë në botërorin e saj të dytë, pas atij që e organizoi vetë në 2022.

Katër vjet më parë, Katari vendosi disa rekorde negative, duke u bërë I pari ekip në histori që humb ndeshjen e hapjes si vend organizator, I pari vend organizator që eliminohet pas dy ndeshjeve dhe që nuk merr asnjë pikë në grup.

Përballë kësaj përfaqësuese, Zvicra e kapitenit Granit Xhaka kaloi në epërsi në 17’ me penalltinë e realizuar nga Bret Embolo, edhe pse vendimi u duk I gabuar sepse Frojler krijoi përshtypjen se ishte në pozicion jashtë loje.

Më pas, “helvetët” patën epërsi të madhe, me 27 gjuajtje në total e 10 në kuadrat, e rivali bëri nja 3-4 herë më parë.

Edhe topi u mbajt në zotërim 70 për qind nga europianët, por ata nuk bënë gjënë kryesore, golin e dytë.

Katari falenderoi, u mbrojt fort, dhe goditi në fund kur ndoshta nuk kishte shpresë as vetë.

Autor ishte Muheim në minutën e katërt shtesë, duke arritur pikën e parë të këtij vendi në kupat e botës.

Një meritë e madhe e lojtarëve, por edhe e trajnerit bask nga Spanja, Hulen Lopetegi, që dikur ka drejtuar kombëtaren spanjolle dhe Realin e Madridit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!