Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në një dyqan në Mamurras, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

schedule13:53 - 13 Qershor, 2026

schedule 13:53 - 13 Qershor, 2026

Një zjarr ka përfshirë një dyqan në qytetin e Mamurrasit gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer në një byrektore dhe dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në objektet përreth.



Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet e rënies së zjarrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!