Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Turizmi elitar, i domosdoshëm”, Rama: Vetëm protesta për Zvërnecin është bio, por e përdorur nga Irani

schedule19:17 - 12 Qershor, 2026

schedule 19:17 - 12 Qershor, 2026

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, mbrojti projektet e investimeve strategjike dhe vizionin e qeverisë për zhvillimin e turizmit elitar në vend.

Rama deklaroi se Shqipëria ka potencialet e nevojshme për të tërhequr investime të mëdha dhe se vendi duhet të tregojë më shumë guxim për të realizuar projekte ambicioze zhvillimi.

Ai theksoi se zhvillimi i turizmit elitar është i nevojshëm për ekonominë shqiptare, pasi sjell më shumë të ardhura dhe më pak presion mbi territorin.



Kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria po përballet me konkurrencë të fortë rajonale në sektorin e turizmit, veçanërisht me Greqinë, dhe se vendi duhet të vazhdojë të investojë për të arritur standarde më të larta zhvillimi.

“Ne nuk jemi budallenjtë e lagjes. Shqipëria i ka të gjitha ato që i duhen dhe sot i duhet shtuar guximi për të ëndërruar më fort, dhe kurajoja për të përballuar prurje të tilla investimesh.
A ka shqiptar që nuk e ka kuptuar akoma se gjithë kjo lemeri në gjuhë të huaja në mbështetje të protestës është projektimi i një lufte politike, ideologjike, që nuk është lufta e Shqipërisë?
Nëse do të ishte bota kaq e ndjeshme dhe deri te senatorët e mirënjohur amerikanë do t’i kishin në zemër zogjtë e plazhet e Shqipërisë, do të kishin thënë ndonjë fjalë për Rio Tinton.
Fjala nuk është për Zvërnecin, as për flamingot. Fjala është për presidentin Trump. Kanë çfarë kanë të tjerët, nuk mund ta importojnë në Shqipëri dhe t’i përdorin shqiptarët t’i dalin kundër vetes, të ardhmes, rrugëve të rritjes së mirëqenies.
Duam turizëm elitar, sepse çdo lek që vjen është gati dyfishi që futet në ekonominë e vendit. Ata që vijnë në këto zhvillime sjellin shumë para dhe pak stres.
Turizmi i masës është bërë ambasadori i një Shqipërie që flitet në shumë gjuhë të botës. Turizmi elitar është i domosdoshëm. Shqipëria nuk mund të mbetet prapa dhe është e thirrur që vetëm të hapë portën.
Shqipëria është vendi që ka disa bekime. Historia e shqiptarëve është historia e njerëzve që, përtej feve, kanë zot respektin për tjetrin, mikun, atë që është në nevojë. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.
Sot kemi arritur të jemi miq me Izraelin dhe me ata që janë përballë Izraelit. Cili është djalli që tenton të hyjë mes nesh? Cili po shfrytëzon një investim për një zhvillim turistik?
Kaq budallenj mund të bëhemi ne, të hedhim përpjetë atë që s’hidhet dhe të bëjmë karshillëk dynjasë? Duhet të jemi të mençur, të na duan të gjithë dhe të kemi marrëdhënie vëllazërore dhe strategjike.
Kemi disa molotovarë që thonë s’ka lidhje Irani, është protestë bio. Protesta e atyre që janë të shqetësuar për Zvërnecin është bio, por ajo që bëjnë vendet e tjera është shfrytëzimi i protestave bio dhe mërzive, sikletive dhe alarmeve bio.
Duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e një vendi armik që ka tentuar të shkatërrojë investimet; është Republika e Iranit.
Jemi futur në territorin e një konkurrence të ashpër me Greqinë, që ka vite që e zotëron këtë treg. O do të pranojmë të rrimë pas, o do të vendosim të ecim për të kaluar në ligën e tyre përfundimisht.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!