Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha shkon në Amerikë: S’jam non grata. Peshqesh e kam nga Soros

schedule15:14 - 12 Qershor, 2026

schedule 15:14 - 12 Qershor, 2026

Sali Berisha falenderoi menjëherë Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio për lejimin e kalimit të oqeanit, ndërsa pretendon se non-grata nuk është më, pasi ska ekzistuar kurrë.

“Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht edhe një herë administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Marco Rubio për korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme, të vendimit të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit për ndalimin e hyrjes sime në Shtetet e Bashkuara. Sali Berisha s’ka qenë kurrë non-grata. Shpallja non-grata bazohet në Konventën e Vjenës. Kurse dizenjimi për mos-hyrje në territorin e Shteteve të Bashkuara ka në bazë një ligj të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, pra është ligj i brendshëm. Këtu le të jemi të qartë. Ka qene ngaterrese.” – tha Berisha.

Pavarësisht se sqarimi i DASH për ABC Neës përmend vetëm përjashtime për të disa të sanksionuar bazuar nenit 7031/c dhe jo heqje nongrate, pra në këtë rast vizën për Sali Berishës, kreu i PD pretendon se ndalimi i hyrjes në SHBA është hequr për gjithë familjen e tij.



“Thelbi i çështjes, zotëri, është ai që Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim është marrë për interesat e Shteteve të Bashkuara. Pikë.  Së dyti, ky vendim nuk është vetëm për personin, por është dhe për familjen e tij.  Çdo interpretim tjetër është i atyre që kërkojnë të ushqehen me mashtrimet e veta. Nuk kam bërë asnjë lloj kërkese, për asnjë lloj rrethane shëndetësore apo tjetër, siç duan të mashtrojnë ata që ushqehen me gënjeshtrat e tyre.” – u shpreh Berisha.

Me entuziazëm ai paralajmëroi se do të vizitojë SHBA, por nuk nxitohet tani për tani.

“Natyrisht, pa diskutim që unë do shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do ta koordinoj me miqtë e mi udhëtimin. Tani për tani fillon një periudhë pushimesh kudo. Përveçse unë s’kam ndërmend të bëj pushime, po sapo mjedisi mos jetë kaq festiv me pushime, unë do shkoj.” – shtoi ai.

Por kjo dhuratë e shumëpritur amerikane, duket se nuk qenka dhe aq e ëmbël. Jo pa çudi, 1 ditë pas heqjes së ndalimit në SHBA, Berisha u bëri thirrje demokratëve tu bashkohen protestuesve në bulevard kundër investimit të dhëndrit të Presidentit Tramp në Zvërnec.

“Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse dhe mbështetës të PD, të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës, protestë kjo që tejkalon kufinjtë e forcave politike.”-vijoi Berisha. 

Thirrja për t’ju bashkuar protestës vjen ditën kur SPAK shpalli masën e arrestit për Ilir Shtufin, biznesmenin e familjes, i cili paska pastruar sipas SPAK para droge për ndërtime. Mes tyre edhe toka në Zvërnec. Për të cilin edhe ka filluar protesta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!