Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen tre të huaja

schedule11:52 - 12 Qershor, 2026

schedule 11:52 - 12 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka goditur tre raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan tre shtetase të huaja: dy shtetase kineze, 39 dhe 42 vjeçe, si dhe një shtetase vietnameze, 43 vjeçe. Sipas hetimeve, ato kishin marrë me qira apartamentet për të ushtruar aktivitet prostitucioni.

Gjithashtu, dy persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”. Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan edhe dy telefona celularë që përmbanin komunikime të lidhura me këtë veprimtari./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!