Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Tentoi të grabiste një exchange në Shkozë, arrestohet autori

schedule09:58 - 12 Qershor, 2026

schedule 09:58 - 12 Qershor, 2026

Një tentativë grabitjeje është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Shkozës.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar Kledi Ymeri tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë,  por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë.

Burime paraprake bëjnë me dije se i dyshuari ka qenë i armatosur. Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes, që dyshohej se ishte armë zjarri.



Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!