Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka rritur normat e interesit për herë të parë që prej vitit 2023 si përgjigje ndaj inflacionit të shkaktuar prej luftës në Iran.
Rritja shkoi nga 2 për qind në 2.25, teksa tregjet financiare parashikojnë rritje edhe dy herë deri në pranverën e ardhshme.
Çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën për 3.2 për qind në maj sivjet, duke shtuar shqetësimet se lufta në Lindjen e Mesme do të detyrojë prodhuesit dhe tregtarët të rrisin edhe më shumë çmimet për të ruajtur fitimet gjatë verës dhe vjeshtës.
Rritja e normave shihet si përpjekje për të luftuar inflacionin. E veprimi kaq i shpejtë konsiderohet si përgjigje ndaj kritikave për vonesat pas nisjes së luftës në Ukrainë.



