Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushqimet që na mashtrojnë, nutricionistja zbulon arsyen pse hamë kur jemi të stresuar

schedule14:16 - 11 Qershor, 2026

schedule 14:16 - 11 Qershor, 2026

Etiketa “dietike”, ambalazhe me ngjyra të gjelbra dhe reklama që premtojnë shëndet e mirëqenie. Por sa prej produkteve që blejmë çdo ditë janë vërtet të shëndetshme?
Nutricionistja, biologe dhe biokimiste Shkëlqime Sula Mehmeti ngre alarmin për ushqimet që krijojnë iluzionin e shëndetit, por që shpesh fshehin sasi të larta sheqeri, aditivësh dhe përbërësish të përpunuar. Kosi me fruta, drithërat e paketuar dhe lëngjet industriale janë ndër produktet që mashtrojnë më shumë konsumatorët.

Sipas saj, sekreti nuk qëndron te sloganet e marketingut, por te leximi i përbërjes. Sa më e gjatë lista e përbërësve, aq më larg natyrales ndodhet produkti. Ndërsa zgjedhjet më të sigurta mbeten ushqimet e thjeshta dhe të papërpunuara: frutat e freskëta, vezët, arrat, tërshëra, kosi natyral dhe gatimet e përgatitura në shtëpi.

Por ushqimi nuk lidhet vetëm me stomakun. Ai lidhet ngushtë edhe me emocionet. Pse kërkojmë ëmbëlsira kur jemi të mërzitur? Pse stresi na shtyn drejt brumërave dhe ushqimeve të yndyrshme?
Shkëlqime Sula Mehmeti shpjegon se ngrënia emocionale është një fenomen gjithnjë e më i përhapur, ku trupi kërkon kënaqësi të menjëhershme përmes ushqimit. Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë vullneti, por për një reagim biologjik dhe emocional që shpesh përfundon në një cikël të dëmshëm faji dhe mbingrënieje.



Në këtë bisedë do të mësojmë gjithashtu si të dallojmë urinë reale nga ajo emocionale, cilat zakone na ndihmojnë të mbajmë ekuilibrin dhe çfarë roli luajnë gjumi, hidratimi dhe aktiviteti fizik në kontrollin e oreksit. Nga ana tjetër, nutricionistja ndalet edhe te fuqia e bimëve mjekësore që përdoren prej brezash në traditën shqiptare. Bishtat e qershive, bliri, kamomili, rigoni, sherebela, nenexhiku dhe trumza janë aleatë të rëndësishëm për organizmin, por vetëm kur përdoren me masë dhe kujdes. Një bisedë plot këshilla praktike për të kuptuar më mirë se çfarë fusim në pjatë, si reagojmë ndaj emocioneve dhe si të mos biem pre e kurtheve të marketingut ushqimor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!