Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kina përsërit thirrjen ndaj SHBA dhe Iranit për të ndalur luftimet dhe për t’u rikthyer në dialog

schedule11:15 - 11 Qershor, 2026

schedule 11:15 - 11 Qershor, 2026

Kina ka përsëritur thirrjen e saj ndaj SHBA-së dhe Iranit për të ndalur luftimet dhe për t’u rikthyer në dialog.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Lin Jian u tha gazetarëve se Pekini është “thellësisht” i shqetësuar për situatën. Ai tha se konflikti ushtarak vetëm sa do ta “përshkallëzojë situatën” ndërsa rifillimi i veprimeve ushtarake nuk do të zgjidhë asnjë nga problemet themelore.

“Duhet të respektohen dhe të mbrohen sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i vendeve të rajonit”, tha Lin duke u bërë thirrje palëve përkatëse të ndalin veprimet ushtarake, të rifillojnë dialogun dhe negociatat, t’u përgjigjen përpjekjeve ndërmjetësuese të vendeve të përfshira dhe të arrijnë një armëpushim sa më parë.



Lin tha se Kina ka mbajtur kontakte me palët përkatëse, përfshirë Iranin, që nga shpërthimi i konfliktit dhe “ka bërë përpjekje për të promovuar bisedimet për paqe”. Gjatë dy javëve të fundit, SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sulme në mënyrë të ndërprerë, ndërsa tensionet janë përshkallëzuar në mbarë rajonin.

Më herët gjatë ditës, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se kishin goditur 18 objektiva kryesore ushtarake amerikane në Gjirin Persik, në përgjigje të sulmeve raketore amerikane ndaj një zone rekreative, një kompleksi industrial dhe zonave pranë Karajit dhe Nazarabadit në perëndim të Teheranit si dhe ndaj një baze lokale të IRGC-së në qarkun Pishva.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!