Aventura e Igli Tares te Milan nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Drejtori Sportiv shqiptar u largua bashkë me pjesën tjetër të kupolës drejtuese të klubit kuqezi, pas zhgënjimit në sezonin e fundit, ku skuadra nuk arriti të sigurojë objektivin minimal, atë për një vend në Champions League.
Por nëse zyrtarisht, Tare mori me vete një pjesë të dështimit, për tifozët e Milan vazhdon të jetë i dashur.
Dy javë nga shkarkimi I tij, ish sulmuesi shqiptar ishte I ftuar në darkën e fundit të sezonit të një prej grupimeve më të vjetër të tifozëve kuqezi si “Milan Club Old Clan”.
Në këtë darkë, Tare theu edhe heshtjen, duke folur për herë të parë publikisht që pas shkarkimit nga detyra.
“Pranova këtë ftesë me kënaqësi të madhe dhe krenari, pasi kur mbërrita vitin e kaluar, takimin e parë e bëra me ju dhe mora menjëherë atë që kam dashur gjithmonë, dashurinë për këtë fanellë dhe këto ngjyra.
Ndjehem pak në faj, pasi në javën e fundit, nuk ia dolëm që të çonim Milanin në Champions. Por mbetet diçka, Milani është më i madh se të gjithë. Dhe ndonëse vetëm për një vit, për mua ka qenë një nder i madh të punoj për këtë klub dhe do të jeni gjithmonë kudo që të jem”.
Pas largimit të Igli Tare dhe drejtuesëve të tjerë, Milan është futur në një kaos të vërtetë dhe e ardhmja e klubit dhe skuadrës duket më shumë e zezë se e kuqe.


