Sondazh

Zvërneci, protestë për:

  • Politike 60%
  • Mjedisin 25%
  • ⁠Kundër Trump 15%
Loading ... Loading ...
 

Familja indiane, nga Belgjika në Zvërnec/ Eksplorojnë Shqipërinë, vijnë për herë të dytë turistë në vendin tonë

schedule19:16 - 10 Qershor, 2026

schedule 19:16 - 10 Qershor, 2026

Nën rrezet e ngrohta të verës shqiptare, një çift nga India, që prej vitesh jeton në Belgjikë së bashku me dy djemtë e tyre 20 dhe 22 vjeç, kanë zgjedhur Shqipërinë për te dytin vit rradhazi.

“Jemi nga India,eshte viti i 2 qe vijme ne Shqiperi.”

Dashuria për detin, njerëzit mikpritës, aventurat me motorë dhe ushqimin tradicional shqiptar i ka rikthyer edhe këtë vit në jugun e vendit.



Këtë herë, familja kishte një mision të veçantë: t’u tregonte djemve bukuritë natyrore dhe atmosferën unike të Vlorës

“Na pelqejne shume plazhet,njerezit miqesore,aventurat me motorre dhe ushqimi.”

Mes emocioneve dhe kureshtjes për të zbuluar vende të reja, ata ndaluan sot në një nga perlat e zonës ,Zvernecin dhe plazhin e Dalanit.

Nuk munguan as shëtitjet me motorë përgjatë bregdetit, një eksperiencë që sipas tyre e bën Shqipërinë edhe më të veçantë

Turistët shprehen  se ajo që i tërheq më shumë në Shqipëri është energjia pozitive e njerëzve, buzëqeshja dhe mikpritja që ndjehet kudo.

“Njerezit Jane te buzeqeshur dhe miqesore.   Ne jemi cift, kemi dhe 2 djemte qe I sollem per te pare Shqiperine.”

Për ta, Vlora mbetet një destinacion që nuk të lodh kurrë së zbuluari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!