Paga mesatare në Shqipëri ka arritur në 90.1 mijë lekë .Instat ka publikuar të dhënat të cilat konfirmojnë se në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar është rritur me 9,6 %. Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë janë në sektorin financiar e të Sigurimit, të cilat rezultojnë me një pagë prej 157.4 mijë lekësh.
Nga të dhënat e Instat konfirmohet ndër të tjera se rritja më e lartë e pagës mesatare është shënuar në aktivitetin “Ndërtim” me 22,2 % e lidhur kjo edhe me aksionin e nisur nga tatimet te cilat kane miratuar paga tavan.
Profesionet me pagë mesatare më të lartë rezultojnë Menaxherët, Ligjvënësit dhe Drejtorët ekzekutivë, me pagë mesatare 136.2 mijë lekë.
Sipas Instat edhe papunësia për popullsinë 15 vjeç e lart zbriti në 8,4% me përmirësim prej 0,3 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.
Sektori i shërbimeve ka udhëhequr ecurinë pozitive me një rritje vjetore prej 4,2% dhe një rritje tremujore prej 1,0%.
Por sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, shkalla e papunësisë pësoi një rritje minimale me 0.1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025./abcnews.al


