Sondazh

Zvërneci, protestë për:

  • Politike 61%
  • Mjedisin 25%
  • ⁠Kundër Trump 15%
Loading ... Loading ...
 

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, një i shoqëruar

schedule11:34 - 10 Qershor, 2026

schedule 11:34 - 10 Qershor, 2026

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Balldrenit, në njësinë administrative të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një sipërfaqe toke të hapur, në një zonë ku ndodhen disa grumbuj gurësh.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se policia ka shoqëruar një person për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.



Grupi hetimor dhe ekspertët po vijojnë verifikimet në terren për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe qëllimin e vendosjes së saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!