Analisti Arben Meçe ka komentuar çështjen e kompleksit “Partizani”, duke u ndalur te procedurat e ndjekura për zhvillimin e pronës dhe roli i institucioneve të përfshira në proces.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe deklaroi se hetimet lidhen me aspektet financiare dhe veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa argumentoi se vendimmarrja për projektin është ndikuar nga ndryshime në përbërjen e KRRT-së së Tiranës.
Sipas tij, ish-kryebashkiaku Edi Rama kishte kundërshtuar procedurat, por ishte detyruar të firmoste vendimet e miratuara nga KRRT-ja, ndërsa shtoi se më pas një proces gjyqësor përfundoi me lënien në fuqi të vendimit të këtij institucioni.
“Këto janë shifra dhe janë lekë. Nëse ne penalizojmë shumë individë, futemi te lekët dhe më pas te procedurat që janë te lekët. Kemi veprën e pastrimit të parave dhe kemi të implikuar Berishës. A e dini ju se bashkia e Tiranës e përfaqësuar nga Edi Rama nuk e lejonte këtë lloj protokolli del një vendim qeverie, e cila drejtorin e SHIK-ut të Tiranës do e bënte anëtar të KRRT-së së Tiranës.
Drejtorin e Ushqimores e bënte anëtarë të KRRT-së. Në atë kohë nga 21 persona që ishte KRRT-së vetëm 7 ishin përfaqësues, kjo procedurë e humbi gjithë funksionin që pati kjo procedurë.
KRRT bëri të gjitha këto veprime, Rama ishte i detyruar që t’i firmoste pasi ai si anëtar KRRT ka për detyrë që të firmosë vendimin e KRRT dhe kur ata e nxjerrin nuk është çështje vullneti. E kundërshtoi këtë dhe e di ti që pronarët e truallit e çuan në gjyq dhe lanë në fuqi vendimin e KRRT-së dhe e dënoi me 300 mijë euro Ramën”, tha Meçe.


