Shume fermere ne Fier po perdorin preparate biologjike per mbrojtjen e bimeve nga semundjet. Sipas autoriteteve numri I tyre shtohet me rreth 8% çdo vit.
Por këto barna bujqësore kushtojnë më shumë se ato kimike ndaj fermerët po kërkojnë në masë sulfatin e bakrit. Nje preparat me I lire, efikas I cili përdorej në bujqësi përpara viteve 90′.
Sulfati i bakrit ka thuajse zero efekte në shëndetin e njeriut. Megjithatë ky produkt aplikohet kryesisht nga fermerë me sipërfaqje të vogël të mbjellash.
Nderkohe prodhuesit e mëdhenj të perimeve dhe pemtarisë po aplikojnë luftën biologjike me insekte dhe po sperkasin te mbjellat me produkte te prodhuara vitet e fundit.
Këto praktika janë më te kushtueshme, por garantojnë shitjen e produktit në tregjet europiane dhe janë kusht për përfitimin e subvencioneve bujqësore.


