Paraqitja e tyre pritet me kërshëri të madhe. Spanja jo më kot është kampione e Europës në fuqi, një nga skuadrat që luajnë futbollin më të bukur në rruzull, dhe që konsiderohen si një nga kandidatet kryesore për titullin në Amerikën e Veriut.
Ndryshe nga Franca, “Furitë e Kuqe” kanë udhëtuar për në Botëror, dhe janë në Meksikë, ku arritën fitore në miqësoren e fundit. Peruja u mund 3-1 në stadiumin Kuauhtémok në Pueblo, edhe pse iberikët nuk dhanë maksimumin.
Epërsia shkoi deri në 3-0, dhe më pas pati zëvendësime e kohezioni I kampionëve të Europës nuk ishte më ai I fillimit.
Mikel Ojarzabal shënoi që në minutën e tretë, Pedri shtoi të dytin gol në 32’, ndërsa peruviani Pedro Gajese shkaktoi autogol në 53’.
Amerikanolatinët ngushtuan shifrat në 66’ falë rrjetës së shënuar nga Hairo Velez. Spanjollët nuk është patën ndonjë epërsi tepër të madhe, dhe kjo ndoshta sepse shënuan shpejt.
Po ashtu, u provuan shumë alternativa, ndërsa nuk ishte Lamin Jamal.
Trajneri De La Fuente deklaroi se skuadra e tij ka në mesin e fushës 6 lojtarët më të mirë të botës, përfshi Pedrin, Fabian Ruizin apo Rodrin.
Nga ana tjetër, trajneri I Perusë, Mano Menezes, ish-teknik I Brazilit, deklaroi se “Furitë e Kuqe” janë më të fortë sesa pesë herë kampionët e botës.
E përditshmja “Marka” tha si me shaka se Spanja mund të luajë edhe në Everest, sepse stadiumi ku u luajt ndaj Perusë ishte në lartësinë 2 135 metra mbi nivelin e detit.


