Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zvërneci”, SPAK hetim për tre vepra/ “Ngrijnë” 195 milionë dollarë të tokës, por nuk ka persona në hetim

schedule14:08 - 8 Qershor, 2026

schedule 14:08 - 8 Qershor, 2026

Dosja penale “Zvërneci” është regjistruar në Prokurorinë e Posaccme për tre vepra penale “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentash”, teksa deri në këtë fazë nuk ka persona në hetim, por struktura e posaccme po kryen veprime konkrete mbi bazën e këtyre veprave penale.

Burime për abcnews, konfirmojnë se Prokuroria e Posaccme shprehet se në dinamikë të hetimit, ka vënë re lëvizje dhe transaksione financiare të dyshimta në fund të vitit 2025 deri gjatë vitit 2026.

Qëndrimi i dy prokurorëve të ccështjes Altin Dumani dhe Elida Kacckini, pasqyrohet edhe në vendimin e Gjykatës së Posaccme Antikorrupsion për lejimin e ushtrimit të 10 kontrolleve në dy qytete, në kuadër të këtij procedimi penal, kërkesë e cila zbriti nga SPAK disa ditë më parë.



Pavarësisht se Prokuroria e Posaccme zyrtarisht nuk ka ndarë detaje lidhur me këtë procedim penal, por ka konfirmuar se ccështja është në hetim, abcnews ka mësuar se janë vënë në sekuestro rreth 195 milionë dollarë, të cilat priteshin t’i kaloheshin pronarëve të trruallit gjatë procedurave për blerjen e tokës përmes zyrave noteriale.

Në materialin e dorëzuar në GJKKO që mban numrin 410/2026, SPAK thotë se ka administruar të dhëna për një sërë vendimesh gjykatash, madje edhe nga Gjykata e Lartë, të cilat kanë sjellë ndryshime të titujve të pronësisë , ku evidentohet se janë të hapura ende konfliktet ligjore sa i takon pretendimeve mbi sipërfaqet e tokave.

Situata e krijuar në Zvërnec për ndërtimin e një resorti, ka qenë në qendër të vemendjes ditët e fundit, ndërsa prokuroria po vijon hetimet intensivisht për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!