Më shumë se 50 telefonata janë regjistuar në sallën operative të policisë, të cilët kanë dhënë informacion për lokalizimin e Gëzim Saraçit, personi që hodhi granatën në zyrën e kreut të bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.
Sipas qelizave të telofonit, Saraçi, u lokalizua në qytetin e Beratit, 50 minuta pasi kishte kryer atentatin mëngjesin e 31 dhjetorit të 2019.
Dyshohet se 49-vjeçari është ndihmuar edhe nga personat të tjerë në Karbunarë të Lushnjes, duke ndërruar automjet dhe më pas ka vazhduar në drejtim të Beratit.
Fatmirëisht, granata ofensive ka shpërthyer poshtë një tavoline, e cila ndodhet në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe. Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyesja e humbjes së fuqisë së granadës luftarake. Më rëndë dhe që vijon të jetë nën kujdesin e mjekëvë është sekretarja e bashkisë, ndërsa shefi i saj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit shpëtoi paq.
Abc News ka mësuar nga grupi hetimor se Saraçi e shantazhonte kreun e bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe me publikimin e disa materialeve kompromentues, të cilat i dispononte prej më shumë se një viti.
Njohja e 49-vjeçarit me kreun e Bashkisë së Lushnjes është e hershme. Fatos Tushe nuk ka bërë asnjë kallzim penal në polici lidhur me shantazhet e vazhdueshme nga ish-shoferi i tij personal.
Dyshimet janë se Saraçi paracaktonte disa nga tenderat e qytetit të Lushnjes në drejtim të biznesmenëve.
Në 2017 Gëzim Saraçi u largua për herë të fundit nga organika e bashkisë së Lushnjës, ndërsa burime nga brenda institucionit theksojnë se, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe dy herë të tjera.
Pritet të nisin hetimet, pasi ka informacion nga administrate e bashkisë se ish-shoferi iTushes është paguar gjatë gjithë kohës që nuk e ka ushtruar detyrë. /abcnews.al