Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarr në një jaht luksoz në Greqi, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

schedule11:40 - 8 Qershor, 2026

schedule 11:40 - 8 Qershor, 2026

Greqi – Një alarm u dha të hënën në mëngjes në qytetin bregdetar të Amfilochias, pasi një zjarr shpërtheu në një jaht luksoz të ankoruar.

Dyshohet se zjarri ka nisur në dhomën e motorëve të anijes, e cila kishte disa ditë që qëndronte e ankoruar në atë zonë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e zjarrfikëses, të cilat ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët. Ekipet e specializuara, të pajisura me mjete mbrojtëse, u përpoqën të depërtonin në dhomën e motorit, ndërsa u përballën me temperatura të larta dhe përhapje të shpejtë të zjarrit.



Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në jaht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!