Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi! Ngatërrohet mjedisi me qëllime të tjera

schedule17:57 - 7 Qershor, 2026

schedule 17:57 - 7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani se Shqipëria ka potencialin natyror për t’u shndërruar në një vend të pasur, duke e kthyer bukurinë natyrore në një motor të zhvillimit ekonomik, ashtu siç kanë bërë vende të tjera të rajonit.

Duke marrë shembullin e vendeve fqinje, Rama përmendi Greqinë dhe Malin e Zi, të cilat, sipas tij, kanë arritur të përfitojnë ndjeshëm nga zhvillimi i turizmit.

Rama theksoi se Mali i Zi, pavarësisht se nuk ka industri dhe bujqësi të zhvilluar, ka arritur të sigurojë të ardhura për frymë më të larta edhe se Serbia, kryesisht falë orientimit të ekonomisë drejt turizmit.



“ Kemi potencialin natyror për të qenë një vend i pasur, duke e kthyer këtë bukuri në një motor të ekonomisë sonë, siç kanë bërë të tjerët. Shihni rreth e rrotull fqinjët tanë, shikoni Greqinë. Shikoni se çfarë ka bërë me turizmin dhe sa shumë ka fituar, shihni edhe Malin e Zi. Një vend më i vogël se Shqipëria, me një territor më të vogël dhe me pasuri më të pakta, prej vitesh është në krye të klasifikimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për paga, pensione dhe mbështetje financiare.

Është një vend që nuk ka industri dhe bujqësi, shumë produkte i marrin nga Shqipëria, të ardhurat për frymë janë më të larta sa edhe vetë Serbia. Vetëm për një arsye, Mali i Zi ka bërë atë që na ka ardhur radha ta bëjmë ne, për të cilën ka dalë në protestë ata atje dhe është krijuar kjo çorodi e madhe, duke ngatërruar pasionin për mjedisin, ndjenjat e dashurisë për natyrën me lloj-lloj axhendash dhe qëllimesh të tjera.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!