Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Policia qëlloi e para”, nëna e autorit që ekzekutoi efektivin: Më vjen keq, edhe djali im të kishte vdekur!

schedule10:55 - 7 Qershor, 2026

schedule 10:55 - 7 Qershor, 2026

Ndërsa në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli po përballet me procedurat ligjore nën mbikëqyrjen e prokurorëve, nëna e tij, Berdane Braçellari, ka thyer heshtjen për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të 4 qershorit në zonën e Bodës.

Nga ferma ku jeton prej vitesh, ajo ka dhënë versionin e saj për atë që ndodhi mëngjesin kur humbi jetën efektivi Enea Mekolli dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës policie. Si dëshmitare okulare e ngjarjes, Braçellari pretendon se djali i saj nuk ka qëlluar i pari ndaj forcave te policise.

“Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorezohuni, as që ishin polic.”



Në intervistën e saj, Braçellari ka treguar se djali i saj prej vitesh jetonte i izoluar në zonat malore dhe se rrallëherë qëndronte pranë familjes.

Ajo mohon që ai të ketë qenë i përfshirë në kultivimin apo trafikimin e lëndëve narkotike.

“Violandi me mua nuk rrinte. Jetonte në mal, vetëm në mal. Kjo situatë ka 8 vite kështu.”

Nëna e të dyshuarit ka deklaruar se ka tentuar disa herë ta bindë djalin të dorëzohej, por sipas saj ai refuzonte për shkak të dënimit që pretendonte se ishte i padrejtë.

“Shumë herë i kam thënë të dorëzohej. Thoshte nuk shkel në polici.”

Duke folur për efektivin e vrarë, Braçellari shprehet se ndjen dhimbje për familjen e tij dhe se tragjedia mund të ishte shmangur.

“Më vjen shumë keq. Zere sikur më vdiq djali im. Jam me ata. Më dhimbset ai djalë.”

Ajo ka mohuar gjithashtu pretendimet se djali i saj ka bashkëpunuar me policinë gjatë viteve të arratisë, ndërsa ka deklaruar se nuk kishte dijeni që ai mbante armë.

Ngjarja e 4 qershorit, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij gjatë një operacioni policor, vijon të hetohet nga organet e drejtësisë, të cilat pritet të zbardhin me detaje rrethanat dhe dinamikën e plotë të përplasjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!