Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I akuzuar për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020/ Sajmir Kolaveri ekstradohet nga Italia

schedule10:46 - 6 Qershor, 2026

schedule 10:46 - 6 Qershor, 2026

Sajmir Kolaveri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare si vrasës i Klevis Lleshit në vitin 2020, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme.

44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, Kolaveri, pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, ka pasur rolin e ndihmësit dhe ndërmjetësit për të organizuar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.



Vrasja e Klevis Lleshit u zbulua pas zbërthimit te aplikacionit SKY ECC.

Përveç kësaj ngjarjeje, për të cilën ka masë sigurie “arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, emri i tij është lakuar edhe në ngjarje të tjera kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!