Eksperti i integrimit, Gent Xhaxhiu tha se Macron dhe Merz janë të gatshëm t’u hapin derën vendeve të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrje në takime të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.
Sipas Xhaxhiut, plani parashikon që vendet e rajonit të kenë akses në tregun e brendshëm të BE-së, përmes një trajtimi preferencial të ngjashëm me atë që gëzon Zvicra.
Ai theksoi gjithashtu se po hapet rruga për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë sigurinë fizike dhe atë kibernetike.
“Macron dhe Merz janë të gatshëm t’iu hapin derën liderëve të Ballkanit Perëndimor për të marrë pjesë në takime të nivelit të lartë. U hapet kjo derë dhe mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë. Plani flet për një akses në tregun e brendshëm të BE-së. Është trajtim preferencial, siç e ka Zvicra, që është pjesë e tregut. Tregu i përbashkët është pa tatime, pa taksa dhe produktet mbërrijnë nga prodhimi në tryezë.
U hapet dera e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e PESCO-s, për sigurinë fizike, trupore dhe kibernetike.
Drejtuesit e qeverive të Ballkanit Perëndimor i kanë pranuar këto propozime. Ambicia është që këtë vjeshtë ato të bëhen realitet, por pritet përgjigjja e teknokratëve.”


