Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një i arrestuar për blerje të votës/ Policia: Shtetas serb, Lista serbe: Trysni e Kurtit për të ndihmuar Rashiç

schedule17:05 - 5 Qershor, 2026

schedule 17:05 - 5 Qershor, 2026

Edhe 48 orë nga zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë.

Dy ditë nga votimet, policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas nga komuna e Graçanicës pranë Prishtinës, me dyshimin për marrje dhe dhënie ryshfeti në këmbim të votave.

Në lidhje me rastin kanë marrë në pyetje edhe dy dëshmitarë.



Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se i ndaluari është aktivisti i Listës Serbe, Aleksandar Trajkoviç.

Ajo e dënoi arrestimin e tij si “trysni shtesë ndaj popullit serb me qëllim që Albin Kurti (kryeministri në detyrë i Kosovës) ta ndihmojë të preferuarin e tij Nenad Rashiç në garën zgjedhore”.

Lidhur me parregullsitë në zgjedhje Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se në kuadër të angazhimeve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, janë mobilizuar mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të jenë në kujdestari në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës deri në përfundimin e procesit të votimit.

Ndërkohë vendi në 7 qershor që nga pas lufta regjistron rreth 50 procese zgjedhore të organizuara në nivel qendror dhe lokal.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë 26 viteve të fundit janë organizuar 11 procese zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, ndërsa të dielën qytetarët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për zgjedhjen e deputetëve të legjislaturës së 11-të.

“Historia e zgjedhjeve në Kosovën e lirë ka filluar në vitin 2000, me organizimin e zgjedhjeve të para për Kuvendet Komunale dhe gjatë kësaj periudhe 26 vjeçare janë organizuar: 11 procese zgjedhore për Kuvendin e Kosovës (po llogarisim këtu dhe procesin e 7 qershorit); 8 procese zgjedhore për Kuvende Komunale dhe 6 për Kryetarë të Komunave. Nga viti 2007, Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale organizohen në të njëjtën ditë. Pra, në nivel vendi janë 19 procese zgjedhore: 11 për Kuvendin e Kosovës dhe 8 të tjera për Zgjedhje Lokale.”

Të dielën e 7 qershorit në garë do të jenë 902 kandidatë, të cilët përfaqësojnë 21 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!