Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i Francës: Evropa mbështet ofertën e Zelensky për paqe me Putin

schedule16:48 - 5 Qershor, 2026

schedule 16:48 - 5 Qershor, 2026

Udhëheqësit kryesorë evropianë pritet të zhvillojnë një samit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në ditët e ardhshme, pas ofertës së tij për bisedime të drejtpërdrejta paqeje me presidentin rus Vladimir Putin, deklaroi sot presidenti francez Emmanuel Macron.

Duke folur në kuadër të samitit BE–Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron tha se ekziston koordinim i ngushtë mes Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë dhe se ata do të takohen me Zelenskyn brenda pak ditësh.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri britanik Keir Starmer dhe Macron zhvilluan për herë të fundit një videokonferencë rreth dy javë më parë.



Lidhur me letrën e Zelenskyt drejtuar Putinit, Macron tha se “Besoj se sot janë Ukraina dhe Rusia ata q[ mund t] hartojnë si armëpushimin ashtu dhe planin e paqes”, tha Macron  lidhur me letrën e Zelenskyt drejtuar Putinit,

Sipas tij, vendet evropiane mund të ndihmojnë në këtë proces, pasi ato mbeten mbështetësit më të rëndësishëm të Ukrainës.

Macron shtoi se në një fazë të caktuar të negociatave për planin e paqes, edhe evropianët duhet të kenë vend në tryezën e bisedimeve, pasi bëhet fjalë për arkitekturën e paqes dhe sigurisë në Evropë. “Për këtë arsye e konsideroj një nismë të mirë”. shtoi  ai.

Zelensky i ofroi Putinit të enjten zhvillimin e bisedimeve të paqes në një letër të hapur. Deri tani, Kremlini ka përsëritur ofertën e tij për negociata në Moskë dhe kërkesën që Rusia të marrë kontroll të plotë mbi rajonin e Donbasit si kusht paraprak për paqen, propozime që Zelensky i ka refuzuar në mënyrë të përsëritur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!