Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Delivery”.
32 vjeçari u arrestua teksa merrte një pako me pjesë armësh, në një degë postare në rrugën “Asim Vokshi”.
Pjesët e gjetura në pako dyshohet se janë trafikuar nga ShBA-ja.
Sekuestrohen 1 tytë arme zjarri, 1 silenciator, 2 krehra dhe pjesë të tyre, si dhe 2 celularë.
Hetimi vijon për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast./abcnews.al


