Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Turki Ibraheem Almadhi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Gjatë takimit, kreu i shtetit i uroi ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik dhe rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit me Arabia Saudite, në funksion të interesave të përbashkëta dhe mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve.
“Sot prita Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Turki Ibraheem Almadhi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. I urova suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik dhe rikonfirmova angazhimin tonë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, në dobi të qytetarëve dhe interesave të përbashkëta të të dy vendeve”, tha Begaj.


