Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Antonio Costa në Beograd/ “Integrimi i Serbisë në BE varet nga ju”

schedule17:25 - 4 Qershor, 2026

schedule 17:25 - 4 Qershor, 2026

Pas Prishtinës, ndalesa e rradhës për presidentin e Këshillit Europian ishte Beogradi.

Antonio Costa u prit nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Mesazhi i Costës ishte i përqëndruar në tre cështje kryesore: nxitje e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, harmonizimin me politikat e BE-së dhe zbatimin e reformave aktuale.



“Ju inkurajojmë të vazhdoni të punoni me shpejtësi për reformat në fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për ligjet që lidhen me gjyqësorin, përkatësisht gjyqësorin dhe prokurorinë, si dhe lirinë e medias” tha Costa.

Ai tha se procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian kërkon mobilizimin e plotë të shoqërisë serbe dhe theksoi se Serbia ka mbështetjen e BE-së në rrugën e integrimit evropian por kjo është më shumë në dorën e vetë Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!