Kryepolici Skënder Hita dhe ministri i Mbrojetjes Besfort Lamallari kanë mbërritur në Policinë e Korçës, pas vrasjes së efektivit Enea Mekolli.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Lozhan të Maliqit, ku Mekolli dhe efektivi tjetër, Edison Adri mbeti i plagosur, pas një operacioni për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari.
Ky i fundit fshihej prej kohësh në stan, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për prodhim dhe shitje droge.
Ai nuk iu bind thirrjes së forcave të policisë, dhe pati shkëmbim zjarri./abcnews.al


