Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjerohen bizneset në vend/ INSTAT: Vitin e kaluar, mbi 250 mijë ndërmarrje

schedule14:12 - 3 Qershor, 2026

schedule 14:12 - 3 Qershor, 2026

Numri i bizneseve në Shqipëri vijon të zgjerohet duke konfirmuar ecurinë pozitive.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i ndërmarrjeve në vitin 2025  arriti në  mbi 250 mijë biznese  me një rritje prej 5,1% krahasuar me vitin paraardhës.

Në këtë ecuri ndikim kryesor pati  rritja e numrit të fermerëve tendencë kjo që lidhet  me detyrimin për  regjistrimin me NIPT si një kusht ky për të përfituar nga skema kombëtare e financimeve në bujqësi.



Në total fermerët e regjistruar gjatë vitit të kaluar arritën në m 112.205, ose 6,1% më shumë se në vitin 2024.

Ndërkohë përsa i përket bizneseve të reja të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 18.297 ndërmarrje t nga 15.970 që ishin regjistruar një vit më parë, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të aktivitetit sipërmarrës në vend.

Nga shifrat vërehet se bizneset që lidhen me turizmin vijojn të mbajnë peshën kryesore në ekonomi Në grupin “Prodhues të shërbimeve” (Tregtia, Transporti dhe magazinimi, Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, Informacioni dhe komunikacioni dhe Shërbime të tjera operojnë rreth  86% e ndërmarrjeve aktive.

Nga të dhënat konfirmohet se bizneset që drejtohen nga gratë kanë regjistruar një rritje të lehtë gjatë vitit 2025

Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,5% të totalit të ndërmarrjeve dhe  punësojnë rreth gjysmën e  të punësuarve gjithsej  ndërsa bizneset e vogla e të mesme përbëjnë mbi 90% të subjekteve

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!